Korça fillon të “shpopullohet”. Ja arsyeja…
- Jan 2, 2024
- 1 min read
Gjithkush që këto ditë ka qenë në Korçë e ka ndier se qyteti kishte një mbipopullim, jo vetëm në njërëz, por edhe në qarkullim.
Festat e fundvitit shumë njerëz kishin vendosur t'i kalonin në Korçë. Vizitorë nga e gjithë Shqipëria ndeshje në rrugët e Korçës. Kudo foto, një kujtim nga këto ditë të mrekullushme.
Një numër i madh kishin ardhur nga Greqia dhe kudo ndeshje makina me targa të shtetit fqinj, por jo vetëm.
Korçarët kanë një traditë që vizitojnë të afërmit e tyre dhe mundohen të jenë pranë tyre, sidomos në ditë festash.
Ditën e sotme qyteti ishte më i qetë. Duket se kanë filluar të largohen të gjithë ata që shijuan si vizitorë disa ditë festive në Korçë.
















