top of page

SHIKONI Mjeshtrat kampionë të Gjimnastikës/ Vëllezërit Meta dhe…

  • Feb 28, 2024
  • 1 min read

Në qoftë ka se edhe një sport tjetër që korçarët i bën krenarë, është gjimnastika si për femra, ashtu edhe për meshkuj.

Ne sot do të ndalemi tek një foto ku janë tre Mjeshtra Sporti, tre kamionë, tre figura që nuk do të harrohen kurrë. Të gjithë kemi dëgjuar për vëllezërit Meta. Ata janë Valteri dhe Adriatiku, kampionë kombëtarë për vite me radhë, jo vetëm në vegla individuale, por edhe në përgjithësi.

Në mes të Adriatikut dhe Valterit është Bujar Bujari. Jo rastësisht ai mjeshtër është mes dy gjimnastëve, sepse edhe vetë Bujari ka qenë kampion  dhe pjesë e ekipit kombëtar.

Të tre këta gjimnastë dhe trajnerë më vonë i kanë dhënë shumë gjimnastikës shqiptare, duke bërë që edhe në arenën ndërkombëtare të kishte një përfaqësim dinjitoz.




 
 
bottom of page