top of page

Korça: Police arrest Daniel Morava and Guri Pejo

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 24, 2023
  • 2 min read

They falsified diplomatic passports for the USA, the network revealed


The State Police is finalizing another joint operation with American partners, to crack down on the criminal activity of providing assistance for illegal border crossing through forged passports.

The police operation coded "PBF", after a proactive investigation developed by the Department of Criminal Police in the State Police, in cooperation with the Special Police Unit "Joint Shield" near the American Embassy in Albania, the Border Police of Rinas and the Local Directorate of the Korçë Police , in the direction of the Prosecutor's Office at the Court of First Instance of the General Jurisdiction of Tirana.



Zbulohet dhe goditet një rrjet i falsifikimit të pasaportave diplomatike, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt SHBA-së.

Gjatë operacionit janë arrestuar 2 shtetas dhe janë në hetim disa shtetas të tjerë. Hetimi vijon në bashkëpunim me agjencitë partnere, për dokumentimin e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale, të subjekteve të tjera nga vendet fqinje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, në muajin prill të vitit 2023, kanë arrestuar shtetasen shqiptare D. I., 56 vjeçe, në tentativë për të udhëtuar drejt SHBA-së, me një pasaportë diplomatike false, për të cilën pretendonte se ishte e lëshuar nga një OJF e njohur me emrin “PBF”, me seli jashtë teritorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas hetimeve të thelluara nëbashkëpunim me Prokurorinë, janë identifikuar disa shtetas të dyshuar si të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve të tjera.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me mbështetje nga agjencia federale DSS/OCI pranë ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimit penal, duke përdorur metoda speciale ligjore, në kohë dhe në vende të ndryshme, kryesisht në qarkun e Korçës, në lidhje me trafikimin e shtetasve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga hetimi janë grumbulluar prova për të paktën 4 shtetas shqiptarë të dyshuar të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve. Në bazë të hetimeve të kryera, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka nxjerrë vendimet për ekzekutimin e urdhrave të arrestit për 2 shtetas të dyshuar, si dhe për kontrollin e 4 banesave dhe ambienteve të tjera.

Gjatë operacionit të përbashkët me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë arrestuar shtetasit Daniel Morava dhe Guri Pejo, të dy banues në Korçë.

Për shtetasin Guri Pejo Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të moshës.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Kontrolle të autorizuara janë ushtruar edhe në subjekte të tjera të dyshuara të përfshira në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

 
 
bottom of page