Korça Volley një hap larg finales së madhe për U-18
- May 13, 2024
- 1 min read
I duhet edhe një fitore vajzave korçare të Korça Volley për U-18 që ta shohin veten në finale për këtë kategori.
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales kanë fituar pastër dhe bindshëm me rezultatin 3-0 kundër ekipit të Apollonisë. Një rrugëtim me plot meritë punë dhe përkushtim nga stafi i këtij ekipi me trajnerë Romeo Xega dhe Mishel Pili.
Këto vajza të talentuara nesër do të jenë elita e volejbollit tonë, suksese edhe në takimin e radhës.
















