top of page

Korça Volley U-18 femra Kampione e Shqipërisë

  • May 15, 2024
  • 1 min read

Ka përfunduar para pak minutash finalja e 2 e Kampionatit Kombëtar të moshave U-18/femra. Korça Volley ka fituar me rezultatin 3 me 2 ndaj ekipit të Apollonisë në Pallatin e Sportit "Apollonia" në Fier.

Korçaret kanë arritur të ngrenë lart trofeun e këtij sezoni pas suksesit në të dy finalet e fituara, të parën 3 me 0 dhe të dytën 3 me 2.

Kupa iu dorëzua kapitenes së ekipit të Korça Volley nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, Z. Ervis Dosti.

FSHV përshëndet ekipin fitues dhe i uron suksese gjithë ekipeve sezonin e ardhshëm.




 
 
bottom of page