top of page

Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 5, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/franko-ditlindja-e1728114475488.jpg

Sot, në ditën e ndeshjes kundër Kukësit, korçari Franko Kapllani, qendërmbrojtësi i Pogradecit e ka ditë të veçantë. Ai ka ditlindjen sot dhe ne i urojmë edhe 100 të tjera.

Sot, një urim special i ka bërë babai i tij, specilaisti Hektor Kapllani i cili ka shkruar: “Edhe 100 vjet të lumtura Kampioni im, luftëtari im, vëllai im. Me durim, me punë dhe sakrifica vjen dhe suksesi. Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës!”

Franko Kapllani është një nga talentet e shkollës korçare, një futbollist shembullor në çdo drejtim, me një formim sportiv dhe mbi të gjitha një futbollist shumë punëtor që talentin e tij e kemi parë në të gjithë ekipet kombëtare të moshave.

Franko pret të bëjë atë hapin e madh në karrierë dhe ne i urojmë suksese.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page