top of page

Korçarët besojnë se do t'ia dalin / Fitorja ndaj Teutës, detyrim...

  • Nov 22, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut tani ka filluar të mendojë për ndeshjen e së premtes, ditës kur do të luajë kundër ekipit të Teutës në Korçë.

Përgatitjet nga sa mësohet kanë kaluar në përgjithësi mirë, me disa problematika objektive, ku së pari ishin dy futbollistë të dëmtuar, por që të paktën për Shaqen mund të thuhet e tejkaluar.

E dyta lidhet me mungesat e katër futbollistëve që ishin me ekipin kombëtar të U-21 dhe U-19, Nikaj, Rashica, Pecani dhe Dervishaj.

Por duke qenë se nesër të gjithë do të jenë bashkë, kjo sjell edhe më shumë përqëndrim.

Të pyetur pothujse të gjithë lojtarët deklarojnë se kanë besim dhe një detyrim ndaj të gjithëve, që të marrin vetëm fitore.

Nuk ka asnjë dyshim se këtë korçarët do të kërkojnë dhe do ta realizojnë objektivin e tyre.

Është momenti më i mirë për t'u rikthyer tek tri pikët.





 
 
bottom of page