top of page

Korçarët konsolidojnë skemën e lojës. Ja cila është...

  • Oct 4, 2023
  • 1 min read

Nuk ka më dilema mbi skemën e parapëlqyer nga korçarët. Një skemë taktike që ka dhënë rezultatet e veta në këto ndeshjet e fundit. Gvozdenoviç, ndërton një skemë fleksibël në lidhje me situatat e lojës.

Kështu kur ekipi është në zotërim të topit, kemi një zhvendosje me 3-5-2 duke i dhënë përparësi skemës sulmuese dhe qarkullimit të topit. Kur ekipi është në pozita mbrojtëse, menjëherë kalohet tek 5-3-2 duke qëndruar përsëri para me dy sulmues.

Kjo me sa mësohet do të jetë për korçarët skema e lojës edhe në ndeshjet jashtë fushe, duke qenë të kujdesshëm në repartin e mbrojtjes.




 
 
bottom of page