top of page

Korçarët një motiv më shumë për të ndjekur Kombëtaren e U-21 vjeçarëve

  • Mar 26, 2024
  • 1 min read

Sot do të zbresin në fushën e lojës edhe futbollistët e U-21, në ndeshjen e tyre mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë. Ata do të luajnë kundër Zvicrës dhe një fitore i ngjit tanët në vendin e parë.

Pra, ka një interes shumë të madh, por për korçarët ka një motiv më shumë, kjo për faktin se janë tre futbollistë që mund të luajnë në këtë takim. Kështu dy janë tek vija e sulmit, Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj, ndërsa në mesfushë Dejvid Janaqi.

Tre futbollistë të Skënderbeut që natyrisht i japin vlera ekipit.






 
 
bottom of page