Korçarët nuk kanë kohë të “qajnë”…!?
- Sep 15, 2023
- 1 min read
Humbjet lënë shije të keqe, por ndërkohë lka vend edhe për korigjime. Kjo me sa duket është ajo që Gvozdenoviç dhe të tijtë do të punojnë. Trajneri menjëherë pas ndeshjes ka hyrë në dhomat e zhveshjes të ekipit dhe u ka thënë fjalë inkurajuese.
Ndërkohë u ka kujtuar të tijve se shumë shpejt vjen ndeshja e radhës dhe duhet të përqëndrohen tek ai takim, ku i pret një tjetër ndeshje transferte, ajo me Teutën.
Tek futbollistët realisht u pa se e kanë përjetuar keq këtë humbje, për faktin se duhet të kishin marrë më shumë pasi e meritonin.
















