Korçarët pa pushim, sot sërish në stërvitje
- Sep 12, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/stervitja-e-ditws-sw-enjte.jpg
Edhe pse dje kanë zhvilluar ndeshjen me Teutën nuk ka asnjë çast pushim tek korçarët. Sot në orën 17:30 ekipi ka dalë në proces stërvitor. Kishte një ndarje të grupit që luajti gjatë gjithë lojës dhe pjesës tjetër të ekipit.
Formacioni që mbajti peshën kryesore ka zhvilluar një stërvitje disi më të reduktuar ku kryesisht është punuar me topin dhe më shumë me rigjenerimin e ekipit për të qenë gati për seancën e radhës. Ndërkohë për pjesën tjetër peshën kryesore e ka mbajtur një seancë fizike dhe më pas është punuar edhe në elemente teknikë me topin dhe pak taktikë.
Kështu Gvozdenoviç dhe stafi i tij po mendojnë shumë shpejt për ndeshjen e radhës, si për të harruar atë humbje me Teutën që realisht nuk e meritonte aspak. Gjithsesi ky është futbolli edhe kur nuk e pret të ndëshkon.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















