top of page

Korçarët: Presioni është mbi Tiranën, jo mbi Skënderbeun…!

  • Sep 13, 2023
  • 1 min read

Jo më larg se dita e nesërme ka ardhur momenti që Skënderbeu të përballet me Tiranën, ndërkoh që në Korçë e dinë fort mirë që është një ndeshje e një vështirësie të lartë, aq më tepër që luhet në shtëpinë e bardhelube.

Në ambjentet e Skënderbeut flitet çdo orë e më shumë vetëm për këtë takim, ndërkohë që sipas korçarëve presioni është mbi Tiranën në këtë 90 minutësh dhe jo mbi Skënderbeun.

Kjo për faktin se Skënderbeu është i qetë me 6 pikë të plota dhe do të jetë i kënaqur në këtë transfertë qoftë edhe me një barazim. Nga ana tjetër Tirana kërkon pikët maksimale, sepse luan në shtëpi përpara spordashësve të vet.

Atë se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë bardhekuqtë në kryeqytet do ta shohim nesër, por sigurisht atmosfera në kampin e Skënderbeut është optimiste dhe të gjithë janë të qetë, sepse start si ky në dy javët e para as vetë futbollistët nuk e mendonin që mund të ndodhte.





 
 
bottom of page