top of page

Korçarët sa të “varfër” në finalizim!

  • Sep 24, 2023
  • 1 min read

Në qoftë se ka diçka që nuk shkon tek Skënderbeu është mungesa e finalizimit. Në pesë javë janë shënuar tre gola dhe është diçka që duhet të shqetësojë trajnerin.

Mund të thuhet, edhe pse me rezerva se janë krijuar raste, por nuk mjaftojnë për të përmbysur rezultatin. Janë dy ndeshje ku pësohet nga një gol dhe nuk ka forcë reagimi. Është thënë se duhet më shumë agresivitet, por duket se kjo nuk mjafton.

Lojtarët luajnë larg njëri-tjetrit në vijën e sulmit dhe nuk ka bashkëveprim. Shpesh luhet në hyrje të zonës, por brenda saj s'ka asnjë tentativë, qoftë edhe individuale.






 
 
bottom of page