Korçarët sot stërvitje dhe më pas…
- Sep 18, 2023
- 1 min read
Dita e hënë starton me një stërvitje për korçarët në orët e paradites, për faktin se ata duhet të bëhen gati për udhëtimin e pasdites. Korçarët do të luajnë nesër në Durrës kundër Teutës dhe kjo do të jetë një ndeshje e orës 15:00.
Trajneri dhe stafi i tij kanë menduar që stërvitja të jetë në një kohë kur edhe temperaturat në Korçë të jenë të përafërta me ato që i presin në stadiumin “Niko Dovana”, me një fjalë një kohë përshtatshmërie.
Korçarët do të akomodohen në Elbasan sot në mbrëmje dhe më pas do të udhëtojnë ditën e martë në drejtim të Durrësit rreth orës 13:00.
















