top of page

Korçarët stërvitje në temperatura të...!

  • Sep 11, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut ka ndryshuar startegjinë e orës stërvitore. Jemi mësuar ta shohim ekipin në orët e pasdites rreth orës 18:00 ose 18:30, por sot e pamë në orën 15:00.

Një ndryshim i dukshëm dhe kjo ka ndodhur për shkak se trajneri dhe stafi i tij, kanë menduar për përshtatshmërinë me temperaturat kur do të luhet ndeshja me Tiranën.

Temperaturat në Korçë shënonin 27 gradë dhe të paktën i përafrohen asaj që i pret në Tiranë ditën e enjte, kur edhe ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00, disi krejt ndryshe nga ajo që korçarët janë stërvitur deri më tani.


 
 
bottom of page