top of page

Korçarët thërrasin në ndihmë …

  • Sep 17, 2023
  • 1 min read

Të humbasësh në një garë nuk është tragjedi, përkundrazi të shërben për t'u ndrequr edhe më shumë në vazhdim.

Kjo duket se po ndodh edhe me Skënderbeun, ku pas ndeshjes me Tiranën korçarët duket se po thërrasin në ndihmë edhe harresën. Në të gjitha postimet edhe në rrjetet sociale futbollistët janë shprehur se duhet sa më shpejt të harrohet ajo humbje dhe të shikohet para me optimizëm.

Mundësitë janë për këtë ekip, ashtu siç morën dy fitore në dy javët e para, mund edhe të humbisnin, pasi humbja është pjesë e lojës, por rëndësi ka se kur humbet kjo mund të lërë edhe shije të keqe. Por, në këtë humbje të gjithë e pranojnë se ekipi ka rivalizuar dhe nuk ka qenë inferior.




 
 
bottom of page