Korçarët të suksesshëm në afrimet e sezonit…
- Jun 6, 2024
- 1 min read
Në një vlerësim që tashmë mund të behet me qetësi, mund të thuhet se korçarët në sezonin e kaluar ndërtuan një ekip pothuajse nga e para, me një numër të konsiderueshëm afrimesh.
Ishin pothuajse 15 futbollistë që veshën këtë fanelë për herë të parë. Ky konstatim vjen nga presidenca korçare e cila kërkon përsëri të jetë e kujdesshme në afrime, pasi dihet që janë kosto për klubin, në qoftë se ndonjë futbollist nuk arrin të japë sa duhet dhe sa kërkohet.
Në sezonin e kaluar vetëm Zhordan Fleçer ishte ai që vërtet nuk arriti të përshtatej me ekipin dhe për fat të mirë gjithçka u zgjidh me mirëkuptim.
Korçarët edhe këtë sezon kërkojnë të jenë shumë të kujdesshëm.
















