top of page

Korçë / Hidhet shorti për “Sunday League 2023”. FC Helzag në mbrojtje të titullit!

  • Oct 13, 2023
  • 1 min read

Është hedhur sot shorti i “Sunady League Albania” Zona e Korçës 2023, ndërkohë që janë mësuar së pari dy grupet e zonës së Korçës.

Janë plot 11 skuadra të cilat kanë mësuar kundërshtarët e tyre, ndërkohë që këtë sezon do të kemi dy grupe, ku njëri grup ka gjashtë ekipe dhe tjetri pesë.

Në Grupin A do të luajnë: FC Helzag, Francezët, Iron Sharp, Pazari, Dvorani dhe Bulgareci.

Në Grupin B marrin pjesë: FC Qaja, Pirgu, Kalaja, Ravoniku dhe Euro Market.

Një kampionat vërtet model edhe pse është për ligën amatore, ndërkohë që FC Helzag do të nisë rrugëtimin e vet në mbrojtje të titullit kampion që fitoi sezonin e kaluar.

Ndeshjet nisin ditën e hënë dhe kujtojmë që ka një interes të madh për këtë ligë, teksa të gjitha ekipet meritojnë fjalët më të mira.

Suksese ekipeve të “Sunady League”!




 
 
bottom of page