top of page

Krijohet Akademia e Futbollit "Devolli"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 3
  • 1 min read

Nga data 1 mars mori jetë krijimi i Akademisë së Futbollit "Devolli", një projekt shumë ambicioz dhe me vlera për të gjithë komunitetin e futbollit në Bilisht. Tashmë, pas një muaji, kjo akademi numëron mbi 100 fëmijë të disa grupeve të ndryshme moshash.


Ekipet janë krijuar sipas grupeve të moshave të ndryshme, kështu që janë katër grupe moshe: 5-15 vjeç. Ekipet që janë krijuar i përkasin ekipeve U-7, U-9, U-11, U-13 dhe U-15. Të gjitha këto ekipe janë formuar për të marrë pjesë edhe në aktivitete garuese në kampionatin sipas grupeve të moshave të caktuara.


Në këtë akademi janë trajnerët Feliks Cane, Erindi Maneshi dhe Agron Begolli, të cilët kanë menduar se edhe forma e organizimit do të jetë më ndryshe nga sa ka qenë deri më tani dhe kjo është një mundësi pozitive.


Është e rëndësishme të theksohet fakti se këta futbollistë të vegjël nesër do të jenë një forcë për ekipin e parë të Devollit, i cili nuk do të mbështetet vetëm te futbollistët e huaj, por do të ketë dyer të hapura për futbollistët cilësorë që do të dalin nga kjo akademi, e cila tashmë ka filluar të funksionojë.


Sipas asaj që është mësuar, edhe pse janë krijuar ekipet, drejtuesit janë të hapur për të afruar futbollistë nga ekipe të tjera, ku edhe përzgjedhja është një aspekt i rëndësishëm. Por mbi të gjitha, më i rëndësishmi me këtë sport është misioni më i madh i kësaj akademie, e cila është pagëzuar me emrin “Devolli”.



“KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page