KRYEBASHKIAKU i Bilishtit, Eduard Duro e nis javën me shkollën “Myrteza Sala” krejt të rikontruktuar
- Feb 12, 2024
- 1 min read
Ka qenë kryebashkiaku i Bilishtit, Eduard Duro që pak momente më parë në faqen e vet zyrtare e ka nisur javën me një urim dhe mirëmëngjes nga shkolla 9-vjeçare Bilisht “Myrteza Sala” e rikonstruktuar tashmë plotësisht.
Ja dhe postimi i kryetarit të Bashkisë:
“Mirëmëngjes!
Me pamjet nga shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” Bilisht, pas rikonstruksionit të plotë të mundësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkia Devoll ju uroj një ditë të mbarë!”
















