Kryebashkiaku Sotiraq Filo: Lamtumirë artistit korçar, zërit të rrallë, Vaso Qirinxhi!
- Jul 14, 2024
- 1 min read
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, sjell këtë mesazh ngushellimi pas lajmit të ndarjes nga jeta të Vaso Qirinxhi:
"Trishtim për ndarjen nga jeta të artistit korçar me zërin e rrallë, e qytetarit model Vaso Qirinxhi!
Humbje e madhe për familjarët, miqtë e tij, Korin “Lira” dhe të gjithë publikun artdashës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Qirinxhi!"
















