Kryesia e PD Dega Korçë mbledhje për Protestën Kombëtare të datës 7 tetor 2024!
- Oct 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/11-5.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-6.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-9.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-8.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-9.jpg
Ja dhe njoftimi që ka dhënë Partia Demokratike Dega e Korçës:
“KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA KORÇË MOBILIZOHET NË KUADËR TË PROTESTËS KOMBËTARE TË DATËS 7 TETOR 2024
Kryesia e Partisë Demokratike Dega Korçë ka mbajtur mbledhjen e rradhës me fokus të veçantë Protestën Kombëtare të datës 7 tetor 2024.
Drejtuesi politik i Qarkut Korçë Z.Ivi Kaso theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e datës 7 tetor si edhe angazhimin që duhet të ndërmarrë çdo anëtar kryesie dhe kryetar grupseksioni në mobilizimin e strukturës së PD-së, anëtarëve, çdo simpatizanti apo qytetari për pjesëmarrje në protestën më të madhe kombëtare.
Detyra politike e çdo demokrati është reagimi ndaj padrejtësive që ndodhin çdo ditë nga kjo qeveri në nivel qendror e vendor. Së bashku për të maksimalizuar energjitë ndaj pushtetit të kalbur dhe mafies më të rrezikshme në rajon dhe Europë. Kjo protestë do të dëshmojë edhe njëherë se mosbindja civile është rruga e dinjitetit, rruga e guximit, rruga e fitores për çdo qytetar.
Dita e fuqisë së sovranit po afron! Në shesh në datën 7 tetor. Të gjithë së bashku!
Është rradha jonë!”
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















