Kujtim i veçantë/ Koleci, Zyla, Spahiu së bashku!
- Jun 9, 2024
- 1 min read
Triangolarja e djeshme në nder të emrit të madh Teodor Vaso, sigurisht që riktheu në fushë shumë emra.
Një kujtim tjetër të veçantë po sjellim në këto momente, teksa fotoja e mëposhtme vjen mes tre personazhesh që prej kohësh ritakohen në fushë.
Bëhet fjalë për Enkelejd Zyla, Mertjaz Spahiu dhe Edi Koleci, të tre pjesëmarrës në veteranët e Skënderbeut në triangolaren e Teodor Vasos.
Janë kujtime më shumë se të bukura dhe një shkrepje e tillë do të mbahet mend, ndërkohë që Vaso i ka mbledhur të gjithë dje, si për të thënë se mbetet një emër i madh dhe një legjendë.
















