top of page

Kukësi fiton në limit me përmbysje

  • Oct 2, 2023
  • 1 min read

Kukësi-Erzeni 2-1

Shënues: La Tore 69’,87’/ Maliqi 31’

Kukësi dhe Erzeni kanë zhvilluar një ndeshje të bukur mes tyre. Kanë qenë futbollistët e Erzenit që kaluan të parët në avantazh me një gol të shënuar nga Maliqi në minutën e 31-të. Më pas La Tore shënon në minutën e 69 dhe barazon rezultatin.

Në limit të takimit është përsëri La Tore që shënon edhe golin e fitores dhe kjo ndodh në minutën e 87-të. Në këtë mënyrë Kukësi kalon në kuotën e 7-të pikëve dhe Erzeni ngelet me 8-të pikë.






 
 
bottom of page