KUQEZINJTË U-21/ Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj titullarë në humbjen ndaj Zvicrës. Dejvid Janaqi në stol!
- Mar 26, 2024
- 1 min read
Ka përfunduar pak momente më parë në “Air Albania” ndeshja e Kombtares U-21 mes Shqipërisë dhe Zvirës me fitoren e zvicerianëve 1-3.
Ajo që ra në sy ishte fakti se sulmi kuqezi sot kishte në majë që në fillim si titullarë dyshen Ardit Nikaj dhe Ermir Rashica. Nga ana tjetër Dejvid Janaqi ishte pjesë e ekipit, por qëndroi në stol.
Ardit Nikaj u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërkohë që Rashica la fushwn e lojws në minutën e 67-të.
Në këto momente, Rashica, Nikaj dhe Janaqi do të udhëtojnë dejt qytetit juglindor për tu bashkuar nesër me Skënderbeu në stërvitje.
















