Kur një korçar është në Tiranë merr gjobë, sot Korça mirëpret gjithë Shqipërinë!
- Dec 25, 2023
- 1 min read
Qyteti i Korçës është i tejmbushur me mysafirë nga e gjithë Shqipëria. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por në Korçë gjen përherë të duhurën.
Korçarët janë mikpritës. Ata ndajnë sot ditën festive me të gjithë duke u rënduar edhe nga trafiku i shumtë i makinave. Në çdo rrugë dhe rrugicë të Korçës gjen makina të mysafirëve dhe madje ju afrojnë edhe shërbim parkimi para dyerve të shtëpive të tyre.
Por unë korçari, kur parkoj diku në Tiranë më quajnë jo resident dhe policia bashkiake mënjëherë më ka vënë edhe gjobë në makinë.
Sot në Korçë kjo nuk ndodh, janë të gjithë miq, janë mysafirë janë rezidentë dhe kështu do jenë.
















