Kërkohet ndihmë / 59-vjeçari Adrian Kokona humb kontaktet me familjarët
- Jan 17, 2024
- 1 min read
Në redaksinë e portalit “Korça Boom” ka mbërritur një apel për ndihmë për shtetasin Adrian Kokona 59-vjeç, i cili ka humbur kontaktet në Stamboll të Turqisë.
Ka qysh mbrëmë në orën 19:00 të mbrëmjes kur duhet të nisej avioni, që Kokona nuk gjendet, pasi nuk ka qenë në destinacionin e duhur në Stamboll.
Mësohet se Adriani nuk është shumë i aftë fizikisht dhe kjo ka bërë që të ngatërohej në aeroport.
Ju lutemi të gjithë njerëzve që e njohin, apo e kanë parë këtë person të kontaktojnë portalin tonë.
Janë familjarët që kërkojnë ndihmë!
















