Lagjja 12 në Korçë / Digjet transformatori, një pjesë e madhe e lagjes pa drita!
- Dec 10, 2023
- 1 min read
Flakët përfshinë një pjesë të mirë të një prej kabinave elektrike të lagjes 12 në Korçë.
Djegia e transformatorit ka sjellë probleme me energjinë elektrike në pjesën më të madhe të kësaj lagjeje.
Pavarësisht se punonjësit e OSSHE-së po punojnë, problemet janë evidente, pasi janë shumë familje dhe biznese që kanë mbetur pa drita në këtë lagje.
















