top of page

LAJM I FUNDIT / Ja çfarë ndodhi me tifozin që ndërpreu 12 minuta ndeshjen. Tifozi ishte...

  • Oct 28, 2023
  • 1 min read

Iu ngriu “gjakun” të gjithëve në stadium, tifozi që ndali lojën plot 12 minuta dhe u desh ndërhyrja e stafeve mjekësore dhe urgjenca në spitalin e Korçës që ta kthente në qendër të vëmendjes.

Bëhet fjalë për minutën e 67-të të takimit, moment kur disa tifozë në tribunën C u hodhën në pistë dhe ruajtësit e rendit po vraponin për të parë situatën se çfarë po ndodhte.

Në këto momente gjyqtari i ndeshjes pa rrëmujë në këtë pjesë të triubnës dhe ndërpreu lojën, ndërkohë që ambulanca që ishte atje, u zhvendos para tribunës C. Këtu filloi paniku dhe u kuptua se ka probleme me ndonjë tifoz.

Portali ynë mëson se tifozi që kishte probleme, së pari kishte qenë i dehur. Në atë moment pati një gjendje të fikëti, madje kishte gëlltitur edhe gjuhën. Të parët që i kanë shpëtuar jetën ka qenë stafi mjekësor i Skënderbeut dhe kjo mësohet pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërhyrja e parë ka qenë ajo që ka risjellë në jetë sërish tifozin që solli panik sot në Korçë, ndërkohë që edhe pse u transportua në spitalin rajonal të Korçës, atje thjesht mori ndihmën e radhës, pasi ndihmën e parë e mori nga stafet mjekësore, por kryesisht nga ata të Skënderbeut.

Një Bravo e madhe për stafin mjekësor dhe që me plot gojë tregoi se janë njerëzit më të domosdoshëm në stadium.

Por, i dehuri tifoz u kthye sot në qytetin juglindor në qendër të vëmendjes dhe gjendja e tij e mirë në këto momente tregon që ai moment thjesht u kalua me panik dhe vetëm kaq.

Qofshin sa më të ralla këto ngjarje në stadiumet shqiptare.




 
 
bottom of page