LAJM I MIRË / Klevis Shaqe, ja kur kthehet në fushë. Lexoni!
- Feb 14, 2024
- 1 min read
Një lajm i mirë për mbrojtësin e krahut të majtë të Skënderbeut. Në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit mbrojtësi doli që në minutën e 30-të dhe e la fushën i dëmtuar, ndërkohë që pritej nga dita në ditë të mësohej grada e dëmtimit.
Sot konfirmohet përfundimisht që Shaqe do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Erzenit në transfertë dhe pritet të kthehet në përballjen e mesjavës së ardhshme, më 21 shkurt, ditë që Skënderbeu do të presë Dinamon në Korçë.
Dëmtimi në kavilje duket se nuk është aq serioz sa u pa në momentin e parë dhe fatmirësisht vetëm një ndeshje do të mungojë mbrojtësi i krahut të majtë.
“Po, është e vërtetë që nuk do të jem ndaj Erzenit dhe vetëm kaq. Është një dëmtim jo i një grade të lartë dhe me Dinamon shpresoj shumë dhe do të jem në fushë. Fatmirësisht shpresoj që të kalojë me një ndeshje mungesë dhe ky është një lajm i mirë për mua.”
Këto fjalë ka thënë Klevis Shaqe, mbrojtësi që është konfirmuar qysh ditën e djeshme nga portali ynë si mungesë me Erzenin, por me Dinamon, ndeshjen e prapambetur do të rikthehet në fushë.
















