top of page

Lajm i mirë, mesfushori gati nga minuta e parë

  • Nov 3, 2023
  • 1 min read

Mungesa e Rei Pecanit, një prej pikave të forta të mesfushës do të jetë plotësisht gati për të qenë në lojë nga minuta e parë. Në fakt, Pecani ka sakrifikuar në dy ndeshjet e fundit që edhe pse jo në formën e plotë të ishte në ndihmë të ekipit.

Por, për këtë ndeshje është mësuar se ai e ka harruar dëmtimin dhe ka marrë edhe gjendjen e mëparshme fizike dhe do të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Ka shumë mundësi që Merlim të jetë në stol dhe ky është rotacioni i parë i korçarëve kundër Tiranës.

Në fakt, Merlim dhe Pecani kanë qenë dy futbollistët më me rotacion në ekip. Pak rëndësi ka kush luan, pasi e rëndësishme është që kjo pikë e skuadrës të jetë në një ditë të mirë.




 
 
bottom of page