Lajm i trishtë ndahet nga jeta poeti ylber merdani
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_3f8320a349e34e7d829b82da85c8740cmv2-1.jpg Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar Ylber Merdani.Ylber Merdani është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh.Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesen me të madhe të fisit të tij.Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë.Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t’u përkushtuar me se shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike.Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it.Gjatë ditëve të fundit është parë me pak te ece në rrugicat e qytetit të tij, duket se mosha nuk e ka ndihmuar më për të dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve.Lamtumirë, Ylber Merdani!















