LAJMI I FUNDIT/ Besojeni apo jo…Skënderbeu tani është për “Final Four”. Shikoni renditjen!
- Feb 17, 2024
- 1 min read
Të gjithë skeptikëve. Të gjithë ata që nuk besonin te ky Skënderbe. Të gjithë ata që kishin ditë e javë që komentonin se kjo skuadër nuk vlen. Të gjithë ata që e kanë “halë në sy” këtë skuadër.
Tani heshtni dhe shikoni Skënderbeun e vërtetë, sepse këta janë “Ujqërit” e vërtetë. Në fakt kishte ditë që komentet nëpër portale nga skeptikët ishin të shumta, ndërkohëq ë tani po heshtin.
Ky Skënderbeu tani e themi me plot gojë që është për “Final Four”, që do të thotë për katërshen e parë që më pas mund të konkurojë edhe për titullin kampion.
Sot skuadra tregoi edhe njëherë se di të fitojë edhe ku mungojnë katër lojtarë. Di të mposhtë edhe “gojët e liga” dhe di të tregojë se kjo është fanela bardhekuqe.
Në ndeshjet e sotme Erzeni-Skënderbeu 0-3 dhe ka përfunduar edhe Laçi-Dinamo përfundoi në barazimin 1-1.
Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, por ka edhe një ndeshje më parë. Është vetëm 3 pikë larg Tiranës së vendit të katërt dhe gjithçka mund të ndodhë.
Më poshtë sjellim rezultatet e deritanishme të kësaj jave të 24-t dhe tabelën e klasifikimit.
Ja këta janë “Ujqërit”. Tani mos flisni më, sepse Skënderbeu është Skënderbe…
SUPERLIGA Java 24
16.02.2014 (DJE)
Ora 16:00 Teuta-Kukësi 1-0
Ora 19:00 Partizani-Tirana 2-1
17.02.2024 (SOT)
Ora 13:30 Erzeni-Skënderbeu 0-3
Ora 13:30 Laçi-Dinamo 1-1
Ora 17:00 Vllaznia-Egnatia
















