top of page

LAJMI I FUNDIT/ Juri Merlim në dyshim, vendoset vetëm përpara ndeshjes!

  • May 4, 2024
  • 1 min read

Lajmi më i fundit që vjen në këto momente ka të bëjë me Juri Merlim. Mesfushori i Skënderbeut është ende në dilemë edhe në këto momente dhe mësohet nga kampi bardhekuq në Durrës, se do të vendoset nëse luan apo jo, vetëm pak orë përpara fillimit të takimit.

Ka qenë një dëmtim i rëndë ai i javës së kaluar në fitoren ndaj Erzenit, ku Merlim la menjëherë fushën e lojës dhe gjatë gjithë këtyre ditëve, sigurisht që punuar fort për tu rikthyer. Nuk mund të themi me siguri që Juri Merlim luan apo jo ditën e sotme, pasi Gvozdenoviç do të konsultohet pas mesdite edhe njëherë me stafin mjekësor dhe vetë futbollistin dhe më pas do të vendoset nëse luan apo jo.

Sigurisht që nëse nuk luan do të jetë një mungesë e rëndësishme në mesin e fushës kjo e Merlim, ndërkohë që duhet të themi edhe tjetrën që përveç tij mungesë e rëndësishme është edhe ajo e sulmuesit Ardit Nikaj.

Këto janë shqetësimet e vetme të Skënderbeut për ndeshjen e sotme të orës 16:00 dhe sigurisht që përveç dëmtimeve, nuk ka asnjë problem kartonësh, pasi dihet që grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë të pezulluar. Të presim orën përpara ndeshjes për të parë nëse Merlim do të luajë apo jo!




 
 
bottom of page