top of page

LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu “kafshon” Partizanin 3-0 në gjysmëfinale. Finalja është Skënderbeu-Drita

  • Mar 1, 2024
  • 2 min read

Skënderbeu-Partizani 3-0

(25-16, 25-15, 25-12)

Ka përfunduar në këto momente në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ndeshja gjysmëfinale e Ligës “Gjergj Kastrioti” mes Skënderbeu dhe Partianit, një takim pa histori pasi Skënderbeu e ka “shkatërruar” skuadrën e kuqe me rezultatin e thellë 3-0, jo vetëm në setet e fituara, por edhe në pikë. Vetëm 1 orë e 7 minuta ka zgjatur ndeshja që tregoi se Skënderbeu është vërtet skuadra më e mirë e këtij sezoni.

Me këtë fitore Skënderbeu siguron finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”, teksa në finale do të ketë përballë Dritën e Gjilanit që sot ka mposhtur Tiranën.

Seti i parë nis mirë për Skënderbeun që kryeson qysh në start me shifrat 5-3, ndërkohë që më pas thellon avantazhin në 9-5. Skënderbeu mundohet të ruajë diferencën 11-8 dhe më tej 15-10. Partizani përpiqet të afrohet hera-herës, por Skënderbeu përpiqet të mos lëshojë në këtë set, duke çuar rezultatin në 18-11 dhe thelluar diferencën. Nuk ka histori dhe Skënderbeu fiton 25-16 setin e parë të takimit.

Në setin e dytë duket se edhe fillimi ka të njëjtën pamje, teksa 4-2 kryeson Skënderbeu që në fillim. Më pas rezultati thellohet në 9-2, pikë që hutojnë miket nga kryeqyteti. 15-5 është diferenca prej 10 pikësh në këtë set, duke treguar se Skënderbeu nuk ka ndërmend të falë në këtë gjysmëfinale. 18-8, 19-13 dhe përfundimisht 25-15, duke fituar një tjetër set të lehtë Skënderbeu, që kryeson me setet 2-0.

Seti i tretë dhe i fundit duket se edhe ky nuk ka histori. 4-1 që në start për Skënderbeun. Miket përpiqen të afrohen, por vendaset e Orlando Kojës nuk falin duke çuar shifrat në 11-7. Edhe më tej Skënderbeu kryeson vazhdimisht 14-8, 19-10, 21-11 dhe përfundimisht 25-12, duke fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.  

Në këtë mënyrë Skënderbeu “kafshon” pa probleme në këto momente Partizanin dhe siguron finalen dhe është gati për t'u përballur ditën e diel ndaj Dritës së Gjilanit dhe për të siguruar për të tretin vit radhazi trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Suksese stafit teknik!

Të dielën presim fitimin e këtij trofeu!




 
 
bottom of page