LAJMI I FUNDIT / Zjarr në një makinë në Qafë Plloçë. Digjet automjeti tip "Renault"
- Feb 13, 2024
- 1 min read
Pogradec / Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip "Renault", me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, dëme në njerëz nuk ka.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
















