top of page

LAJMI I ORËS SË FUNDIT/ Juri Merlim probleme shëndetësore. Ja kush e zëvendëson

  • Mar 30, 2024
  • 1 min read

Lajme të reja vijnë nga kampi bardhekuq në Durrës, atje ku duhen edhe disa orë për të startuar ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut, takim që starton në orën 18:00.

Në këto momente mësohet se mesfushori që ishte planifikuar për ta nisur ndeshjen nga starti, Juri Merlim nuk do të jetë në gjendje të luajë sot, pasi ka probleme shëndetësore dhe menjëherë trajneri Ivan Gvozdenoviç e ka gjetur zgjidhjen.

Në vendin e Merlim sot do të luajë në fushë nga minuta e parë Dejvid Janaqi, lojtar që është kthyer nga komëtarja U-21, pasi për herë të parë është grumbulluar me ngjyrat kuqezi dhe rikthehet edhe pas pezullimit prej 3 ndeshjesh nga Disiplina.

Me këtë ndryshim të orëve të fundit, formacioni i Skënderbeut do të jetë ky.

Në portë Marko Alia.

Në mbrojtje Kosta Vangjeli në krahun e majtë dhe Andrea Gerco në të majtë, ndërkohë që në qendër do të kemi dyshen Elvis Prençi dhe Randi Dumfor.

Përpara mbrojtjes do të jetë i zakonshmi Mario Rabiu dhe bashkë me kapitenin Dean Liço do të shikojmë Dejvid Janaqin dhe jo Merlim që ka probleme shëndetësore.

Në sulm treshja Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj nga krahët do të kenë në majë Franklin Ahanonu.

Ky do të jetë 11-shi i Skënderbeut në orën 18:00 që do të përballet me Dinamon dhe ne u urojmë suksese “Ujqërve” në këtë transfertë.




 
 
bottom of page