Lajmi i orës së fundit nga Skënderbeu
- Mar 15, 2025
- 1 min read
Bismark është ai që jep sigurinë tek korçarët se do të jetë që nga minuta e parë në fushën e lojës. Ky është konstatimi që stafi mjekësor ka bërë tek stafi teknik me Gjokën në krye, në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë. Kishte dyshime se Bismark do të ishte gati apo jo, pasi është bërë edhe gjykimi i fundit dhe vetë Bismark ka dhënë fjalën se ndihet shumë mirë. Në këto kushte, formohet trioshja sulmuese e korçarëve, me Bismark në qendër të sulmit, Nikaj dhe Nsri do të jenë nga krahët e sulmit, duke formuar kështu më të mirën e mundshme të këtij reparti me këtë përbërje. Bismark, edhe pse nuk ka kryer seanca me ngarkesë të plotë, është menduar se do të jetë në fushë që nga minuta e parë dhe më pas do të shihet se sa është në gjendje që të përballojë lojën. Do të ishte një plus i madh nëse Bismark do të ishte i gatshëm për 90 minuta në këtë takim, pasi dihen vlerat e këtij futbollisti.
“KORÇA BOOM”















