LAMTUMIRA E TEODOR VASOS/ Sa shumë do të na mungosh Profesor i Nderuar!
- Mar 17, 2024
- 1 min read
Lajmin e dhimbshëm sot në orët e para të mëngjesit të lamtumirës që na dha Teodor Vaso e ka dhënë portali “Korça Boom”, ndërkohë që ka qenë ndër lajmet më të dhimbshme që kemi përcjellë për të gjithë lexuesit e faqes sonë.
Kjo, sepse Teodor Vaso me mendimet e tij dhe fjalët që na thoshte vazhdimisht do të na mungojë shumë. Kishim të bënim me një Ikonë dhe Legjendë që rallë i vjen botës së sportit.
Njeri intelektual dhe nuk mungonte në çdo emision televiziv, radiofonik, në median e shkruar dhe kudo. Ishte i papërtuar dhe mendimet e tij ishin më shumë se me vlerë.
Kjo ka bërë që mungesën e tij ta ndjejmë shumë nga ky moment dhe në vazhdim.
Sa shumë Ikona i kanë ikur këtij qyteti!
Sa shumë njerëz të nderuar po na largohen!
Tedori ishte më shumë se një Ikonë, prandaj edhe njëherë, Profesorit të nderuar i themi: Lamtumirë dhe u Prehsh në Paqe!

















