Lamtumirë Bejkush Birçe!
- Jun 30, 2024
- 1 min read
Armand Duka president i FSHF:
"I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes!
Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.
Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta.
U prehsh në paqe Bejkush Birçe!".
















