LAMTUMIRË ish-volejbollistja korçare Ana Ropi (Kiçollari)!
- Jun 28, 2024
- 1 min read
Ditën e djeshme një lajm i hidhur është mësuar për familjen Ropi.
Ish-volejbollistja e talentuar dhe njeriu që e lidhi jetën me sportin, jo vetëm ajo, por edhe vajza e saj, është larguar nga kjo jetë.
Bëhet fjalë për Ana Ropi (Kiçollari) që në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë është larguar nga kjo botë.
Kujtojmë që Ana Ropi është mamaja e Gerta Ropit, ish-basketbollistes së famshme të Skënderbeut.
Një familje e tërë e përkushtuar për sportin dhe ikja e Ana Ropit, vërtet është një humbje e madhe për familjen Ropi dhe për shoqërinë dhe të afërmit e saj.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe njerëzve të afërm të Anës!
U prehsh në Parajsë Ana Ropi!
















