top of page

Lamtumirë mësueses Natasha Vurmo!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 2, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/IMG_8153.jpeg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/461925446_10234049469526163_3528759803701248163_n.jpg

Stafi pedagogjik i shkollës Pirg shkruan këtë mesazh ngushëllimi për mësuese Natasha Vurmo, mësuesen e kësaj shkolle: “Largimi yt është i parakohshëm dhe i trishtë. Jeta u tregua e padrejtë me ty Natashë.  Mësuese e përkushtuar, kolege e dashur dhe mirëkuptuese, njeri me zemër të madhe që kurrë nuk e mohove dorën e ndihmës, grua e fortë, nënë e përkushtuar, ky është imazhi që na le pas ikjes tënde. Do i mungosh kujtdo që të njohu, por do të kujtohesh gjithmonë mes zërave që gumëzhijnë korridoreve të shkollës sonë. Shkolla pa ty nuk do të jetë më e njëjta. Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik u shprehin ngushëllime të përzemërta familjarëve! Lamtumirë mikja, shoqja, kolegia jonë!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page