top of page

Leksi i “madh” i Kolonjës së “vogël”…

  • Oct 2, 2023
  • 1 min read

Kolonja ka një emër të madh dhe padyshim ky është Aleks Xhelili.

Të gjithë i thurrin lavde Leksit, ose ndryshe Leksit të Kolonjës ashtu si e njohin të gjithë.

Ja çfarë i shkruan pak momente më parë edhe kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Aleks Xhelilit:

"Madhështia nuk e bërtet forcën, peshën dhe rëndësinë që ka. Nuk e ka për qëllim madhështinë, por përkushtohet në thjeshtësi. I tillë është Alkes Xhelili, talent deri në pa matësi; skrupuloz deri në kokëfortësi, profesional deri në perfeksion. Fat që e kemi rrëzë pllajës së Kolonjës që shtrihet sa kraharori i tij nga del melodia unike e tingujve që mes mijërave frymëve ia dallon frymën e tij.

Faleminderit Leksi që përkushtimin për Kolonjën dhe artin e ke të tillë!"




 
 
bottom of page