LIDA SHEHU/ E madhja e basketbollit shqiptar
- Feb 22, 2024
- 1 min read
Në qoftë se ka një ikonë në lojën e basketbollit, ajo është Lida Shehu, një lojtare brilante, e fuqishme dhe e veçantë në lojën e saj për të realizuar koshin. Pikëshënuesja më e mirë e Skënderbeut në çdo kampionat kombëtar, por edhe ndërkombëtar.
Në vitin 1991 Lida Shehu ka shënuar më shumë se 100 pikë në katër ndeshje që janë zhvilluar në një turne në Itali.
Lida Shehu e ka filluar sportin e basketbollit në një moshë shumë të vogël. Trajnerja e saj e parë ka qenë Vasilika Miço e më pas me Pandi Ballin, Edmond Dushkun dhe Arjan Kostanin. Ka luajtur basketboll në një moshë rekord, mbi 35 vjeç dhe realisht falë punës dhe pasionit ishte një nga më të mirat në çdo ndeshje.
Fiton kamionatin në vitin 1977-1978 kur ishte vetëm 15 vjeç dhe të fundit të saj në vitin 1999-2000, pra pas afro 22 vjetësh.
Lida Shehu është fituese e katër Kupave të Shqipërisë dhe do të jetë një prej basketbollisteve ikonë të lojës së koshit.
















