Liqenorët konfirmojnë emrin e trajnerit ja kush do drejtojë Pogradecin
- Jul 10, 2024
- 1 min read
Pasi kemi mësuar edhe presidencën e re të liqenorëve, duket se punët kanë filluar të ecin me ritëm të mirë. Normal që gjithçka fillon nga trajneri dhe drejtuesit e tjerë, kështu është konfirmuar përsëri Samuel Nikaj ai që ka dy sezone që drejton liqenorët.
Drejtuesit e rinj kanë biseduar me trajnerin dhe të dy palët kanë aritur marveshjen, Nikaj i ka besuar projektit dhe drejtuesit trajnerit. Kështu mësohet se Nikaj do të fillojë shumë shpejt për formimin e ekipit, ku drejtuesit e rinj kanë deklaruar se do të afrojnë futbollistë me përvojë që të realizojnë objektivin që liqenorët kanë shpallur edhe zyrtarisht për tu ngjitur në superligë sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë do të fillohet nga puna edhe për përmirësimin e infrastrukturës sportive së pari në stadium dhe më pas edhe në ambjentet ndihmëse deri në krijimin e kompleksit të ri
sportiv.
















