Liqenorët tre gola, për tre pikë
- Sep 24, 2023
- 1 min read
Pogradeci - Këlcyra 3-1
Shënues: Pere 7’, Topllari 39’, 90’ / Boni 37’
Pogradeci e ka nisur mbarë sezonin duke marrë një fitore me tre gola në ndeshjen ndaj Këlcyrës të luajtur në qytetin liqenor. Ka qenë një takim i bukur, i cili është hapur me gol që në minutën e 7-të me autor Pere.
Në minutën e 37-të është Boni për miqtë që barazon rezultatin, por jo më shumë se dy minuta më vonë shënon Topllari, i cili çon në avantazh liqenorët.
Në pjesën e dytë shënohet edhe goli i tretë në minutën e fundit, duke “vulosur” këtë fitore trepikëshe për Pogradecin që e nis mbarë kategorinë e dytë.
















