Liço i dënuar nga Disiplina: Ja pse është më mirë të qëndroj në tribunë...
- Sep 5, 2023
- 1 min read
Zv/trajneri i korçarëve Gentjan Liço është duke “vuajtur” dënimin prej tetë javësh, që ka marrë nga sezoni i kaluar për të mos qenë në pankinë.
Tani ai ka kaluar gjysmën e dënimit dhe do të presë edhe disa javë që të bashkohet me stafin drejtues. Në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në shkallët e tribunës.
I pyetur për këtë fakt ai ka deklaruar: "Nuk më vjen keq, kjo për atë se jam më komod kur ndjek ndeshjen dhe e kam me të lehtë të gjykoj me qetësi dhe t'i jap informacionin trajnerit poshtë në pankinë. Çdo e keqe ka edhe një anë të mirë. Por, realisht më mungon shumë ajo pjesë për të qënë me ekipin.”
















