top of page

LLogaritë me "laps në dorë". Ja sa pikë u duhen korçarëve...

  • Oct 26, 2023
  • 1 min read

Është mbyllur faza e parë me 12-të pikë për korçarët dhe tani fillon e dyta në këtë fundjavë. Natyrisht, ajo që diskutohet janë pikët që duhen. Po të shohësh atë që ka ndodhur në sezonet e superligës, që një ekip të mbijetojë të paktën duhet të jetë në kuotën e 45-50 pikëve.

Kjo, maksimalisht mund të të shpjerë deri tek mesi i artë i tabelës.

Duke vëzhguar këtë fazë të parë, do të duhen edhe më shumë pikë, pasi ekipet janë shumë afër njëra-tjetrës dhe natyrisht kjo do të thotë që ka një konkurrencë edhe më të madhe.

Duke parë edhe kalendarin e kësaj faze, ku korçarët shumicën e ndeshjeve i kanë në shtëpi, atëherë skuadrës i del si detyrë që të grumbullojë mbi 15–të pikë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jenë shumë më komodë për në fazat e tjera të cilat do të vijnë edhe më “ të egra”.






 
 
bottom of page