Lulet e para që paralajmërojnë pranverën
- Feb 26, 2024
- 1 min read
Në Korçë pranvera sapo ka trokitur. Edhe pse është pak ftohtë, sinjalet janë dhënë. Pikërisht dy lulet që shikoni në foto tregojnë se shumë shpejt gjithçka do të jetë ndryshe.
Dy lulet, ajo e Kaçes dhe lule Manushaqe kanë çelur. Këto dy foto janë shkrepur rrëzë malit të Moravës ditën e djeshme dhe duket sikur na thonë se ditët dimërore tashmë duhet të harrohen.
Gëzuar të gjithëve fillimin e pranverës.

















