MALIQARËT tregojnë muskujt dhe premtojnë: Ekip ndryshe në fazën e dytë!
- Jan 17, 2024
- 1 min read
Maliqarët kanë zbritur në fushën e stërvitjes dhe kanë filluar përgatitjet dimërore, ndërkohë që duket se ka optimizëm në radhët e tyre për fazën e dytë.
Duket se ekipi është në formë të mirë dhe njëzëri futbollistët premtojnë se do të shikojmë një Maliq ndryshe në fazën e dytë.
Kujtojmë që fazën e parë Maliqi e mbylli Grupin B në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë, një fitore dhe dy barazime, rezultate që në fakt nuk priteshin, kjo për shkak të kontigjentit vërtet të mirë që ka kjo skuadër.
Tashmë në fazën e dytë pritet një ndryshim total i Maliqit, skuadër që në fakt nuk e meriton këtë vend që mban aktualisht në renditje.
Tashmë mbetet që të shikojmë fazën e dytë, por vetë fotoja e fundit që po shikoni më poshtë tregon se në Maliq ka optimizëm në radhët e ekipit.
















